Sondazh optimist për një ecuri pozitive

E publikuar: 13/11/2021 09:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas një sondazhi afatgjatë të publikuar vitin e kaluar nga Universiteti i Harvardit, 93 % e të intervistuarve kinezë janë të kënaqur me performancën e qeverisë së tyre. Arsyeja e një përqindjeje kaq të lartë mbështetjeje lidhetn me një sërë faktorësh ku mund të veçohen:

– Për shumë vjet, kontributi i Kinës për rritjen e ekonomisë globale i kalon 30 %, duke u bërë stabilizuese dhe motore kryesore e ekonomisë botërore.

– Në Kinë është krijuar rrjeti më i madh i sigurimeve shoqërore: deri në fund të qershorit të këtij viti, mbi 1 miliard e 14 milionë kinezë janë përfshirë në pensionet e pleqërisë, ndërkohë që sigurimet mjekësore mbuluan mbi 1.3 miliard banorë.

Të dhënat satelitore të NASA-s tregojnë se nga viti 2000 deri në vitin 2017, shtimi i pyllëzimit në Kinë zuri të paktën 25 % të vëllimit të përgjithshëm në gjithë botën gjatë kësaj periudhe. Kina deklaroi se do të përpiqet të realizojë kulmin e lëshimit të dioksidit të karbonit para fundit të vitit 2030 dhe asnjanësimin e karbonit brenda vitit 2060.

– Nga të dhënat e fundit të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale, del se Kina u ngjit në vendin e 12-të në treguesin global të risive. Vjet investimet e Kinës në studim dhe eksperimentime arritën në 2.44 trilionë juanë, shifër kjo 10.2 % më e lartë se një vit më parë, duke u rritur mbi 10 % për pesë vjet radhas dhe duke zënë vendin e dytë në botë.
– Kina ka nënshkruar mbi 200 dokumente me 140 vende dhe 32 organizata ndërkombëtare për ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë”. Numri i trenave për transportin e mallrave midis Kinës dhe Europës i kaloi 40 mijët, duke e lidhur Kinën me më shumë se 170 qytete të 23 vendeve europiane dhe duke transportuar mbi 50 mijë lloje produktesh.

– Që nga zbatimi i politikës së Reformës dhe Hapjes, 770 milionë banorë ruralë kanë dalë nga varfëria. Nga viti 2012 deri në fund të vitit të kaluar, të 98.99 milionë banorët e fundit të varfër i dhanë lamtumirën vështirësive ekonomike. Në Kinë, që ka 1/5 e popullsisë së përgjithshme botërore, u zhduk varfëria absolute, 10 vjet më herët sesa ishte përcaktuar në objektivin e Agjendës së Zhvillimit të Vazhdueshëm të OKB-së 2030, duke kontribuuar për mbi 70% të zbutjes së varfërisë në përmasë botërore gjatë së njëjtës periudhë.

– Koncepti i “ndërtimit të një bashkësie me fate të përbashkëta të njerëzimit” është përfshirë disa herë në dokumentet e rëndësishme të OKB-së. Deri tani, si kontribuesja më e madhe me vaksina, Kina u ka ofruar mbi 1.6 miliardë doza vaksine më shumë se 100 vendeve e organizatave botërore, dhe kjo shifër pritet t’i kalojë 2 miliardët.
Të dhëna të tilla krijojnë optimizëm e siguri tek publiku brenda,por edhe jashtë Kinës dhe reflektohen në vlerësimin e situatës atje.