Skandali i Sheshelit, delegacioni kroat ndërpret vizitën në Serbi

E publikuar: 18/04/2018 16:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Delegacioni kroat në krye me Kryetarin e Kuvendit, Goran Jandrokoviq, i cili po qëndron në Serbi dhe po planifikonte një vizitë dy ditore në shtetin fqinj, e ka anuluar qëndrimin në shtetin Serb.
Ky vendim vije pas një bisede telefonike mes Kryetarit të Kuvendit, Jandrokoviq, dhe Kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq, për shkak të skandalit të kryetarit të Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, i cili hodhi poshtë flamurin kroat dhe mallkoi delegacionin e Kroacisë që po qëndronte në një vizitë në serbi, shkruan lajmi.net.

E gjatë ditës më herët, Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq, kishte dënuar sipas saj “tentativën për rrezikimin e dinjitetit të Parlamentit të Serbisë dhe delegacionit të Kroacisë që po vizitonte Serbinë nga Vojisllav Sheshel”.

Detaje të tjera ende nuk dihen./Lajmi.net/