S’ka zbritje, këto janë çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme

E publikuar: 30/06/2022 09:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar lidhur me çmimet e karburanteve për 24 orët e fundit.

Çmimi për Dizel gjatë kësaj kohe është 1.86 cent.

Pavarësisht se ishte paralajmëruar se ky vendim për “çmimin tavan” do t’u mundësojë qytetarëve furnizim me çmime më të konvenueshme, duket se një gjë e tillë nuk po bëhet.

Çmimet, të cilat janë aktuale janë shumë të larta për standardin jetësor në vend.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1.86 cent për litër.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1.75 cent për litër.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është 0.78 cent për litër.

Këto çmime janë të vendosura nga sot, deri nesër në ora 10:00./Lajmi.net/