“S’ka lajm se Vuçiq e ka njohur Kosovën e Serbia të mos fitojë asgjë”

E publikuar: 06/09/2017 00:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se dialogu Beograd- Prishtinë mund të zhvillohet kudo por me ndërmjetësim të Bashkimit Europian, transmeton Koha.net.

Ai për televizionin Happy, përcjell novi magazin, ka thënë se po të ndryshohej formati i dialogut, përkatësisht po të futeshin faktorë të rinj në të, për këtë do të duhej biseduar.

Vuçiq ka thënë se dialogu intern për Kosovën në Serbi duhet të zhvillohet dhe qytetarët nuk do të zgjohen me lajmin se Vuçiq e ka njohur pavarësinë e Kosovës e Serbia nuk ka fituar asgjë.