Situata ekonomike në fokusin e specialistëve dhe opinionit të gjerë

E publikuar: 30/07/2022 12:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Personalitetet të fushës ekonomike por edhe më gjerë u mblodhën në një simpozium të posaçëm për të diskutuar mbi gjendjen e tanishme ekonomike dhe punët ekonomike në gjysmën e dytë të këtij viti.

Presidenti Xi Jinping që drejtoi këtë simpozium, theksoi që, sipas analizës së përgjithshme të gjendjes, zhvillimi i Kinës ndodhet përpara kushteve të shumta pozitive strategjike. Ekonomia kineze ka elasticitet të fortë, potencial të madh, gjallëri të fuqishme dhe një bazë pozitive për zhvillimin afatgjatë.

“Nëse zbatohen mirë vendimet dhe planet e detyrat e caktuara, identifikohen ndryshimet në mënyrë të saktë, përballohen ndryshime në mënyrë shkencore dhe bëhen ndryshimet në mënyrë aktive, do të kapim me siguri mundësinë historike dhe do të ndodhemi në një pozicion të mirë zhvillimi,” vuri në dukje Xi

Për të siguruar një punë të shëndetshme ekonomike në gjysmën e 2-të të vitit 2022, rëndësi i kushtohet ruajtjes së parimit themelor të synimit të përparimit duke siguruar qëndrueshmërinë, së bashku me zbatimin e plotë, të saktë e të gjithanshëm të filozofisë së zhvillimit të ri dhe me përshpejtimin e përpjekjeve për të krijuar një model të ri zhvillimi e për të nxitur zhvillimin me cilësi të lartë në Kinë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!