Singapori njeh pavarësinë e Kosovës

E publikuar: 01/12/2016 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, e ka konfirmuar se Kosova tash e tutje do të ketë marrëdhënie diplomatike me Singaporin, sepse ky shtet e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Një tjetër lajm i mirë për Kosovën. Singapori është shteti më i ri që e njeh pavarësinë e vendit tonë. Kam takuar e lobuar pa ndërprerë duke vizituar fillimisht këtë shtet në vitin 2013, zhvilluar shumë biseda e takuar sërish ministrin e Jashtëm, Vivian Balakrishnan në Neë York. Tani numërojmë 113 njohje” ka deklaruar Ministri Enver Hoxhaj.

Në të njëjtën kohë, Singapori ka pranuar pasaportat e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës mund të marrin vizë në misionet diplomatike dhe konsullore të Singaporit apo të aplikojnë online për e-vizë për të hyrë në Singapor që nga sot, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

unnamed