Sindikata e Telekomit kundërshton vendimin në lidhje me pagat dhe kërkon shkarkimin e ministrit Lluka

E publikuar: 07/05/2018 11:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sindikata e Punëtorëve të Telekomit të Kosovës, ka reaguar pas deklaratave të fundit të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

“Siç jeni ne dijeni për zhvillimet e fundit që po ndodhin në Telekomin e Kosovës dhe deklaratat e papërgjegjshme të Ministrit të ZHE Valdrin Lluka, për ne si Sindikatë janë të pa pranueshme ,qëllimkëqija dhe shumë demotivuese dhe Joprofesionale për të gjithë punëtorët e TK”, thuhet në një komunikatë dërguar medieve.

Ndër të tjera, ata kanë kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ta shkarkojë ministrin Lluka.

Reagimi i Sindikalistëve të Pavarur të TK:

Deklaratat e papërgjegjshme të Ministrit të ZHE Valdrin Lluka, për ne si Sindikate janë te pa pranueshme ,qëllimkëqija dhe shume demotivuese dhe Joprofesionale për te gjithë punëtoret e TK

Pa i njohur problemet dhe veshtersite e TK, pa u marre me një analize se si duhet te dilet nga kjo gjendje ku ka plote mundësi qe kompania te funksionoj me profit te vetin duke rishikuar te gjitha kontratat e dëmshme : Z-Mobile, kontratat për qeran dhe pikat shitëse, ulja e shpenzimeve te derivateve, investimet e domosdoshme për gjenerim te te hyrave dhe ndërprerja e punësimeve qe ende po vazhdon etj .

Andaj kërkojmë nga Kryeministri z.Ramush Haradinaj qe ta shkarkoj ministrin Lluka për këto deklarata te panevojshme dhe demotivuese qe për pasoje ka rritur demotivimin e punëtoreve për pune duke kërcënuar me ulje pagash dhe falimentim te TK.

Ne SPP nuk pranojmë de degradohen punëtorët duke u kërcënuar në forma te ndryshme ku më së paku punëtoret janë përgjegjës për ketë gjendje , ku dihet roli i politikës në të gjitha emërimet e KE-ve dhe Bordeve ku asnjëherë nuk e ka marre kush përgjegjësin për degradimin e Kompanisë.

Andaj ne rast se nuk merren masa ndaj Ministrit Lluka ne nuk i përjashtojmë te gjitha format e protestës siç na garanton edhe Ligji Sindikal i Republikes Kosovës .