Sindikata e QKUK-së pranon Ligjin e Pagave, por i vë një kusht Qeverisë

E publikuar: 08/02/2023 12:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së si pjesë e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës mbështetë në plotëni kërkesat e FSSHK- së dhe se nuk do t’a dërgoj Ligjin e Pagave në Gjykatën Kushtetuese.

Kërkesat e Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së janë negocimi i Kontratës Kolektive Sektoriale dhe shtesat prej 60 euro të mbeten në fuqi.

“Kërkesa e parë është që me urgjencë të fillohet negocimi i Kontratës Kolektive Sektoriale. Kërkesa e dytë është që shtesa prej 60-euro e paraparë me Pakon e Ringjalljes Ekonomike pika 4.1. Mbështetje për Shëndetësinë të mbetet në fuqi deri në shpalljen e Pandemisë COVID-19 të mbyllur. Kërkesa e tretë është miratimi i shujtës prej 60 euro për të gjithë të punësuarit në sektorin e shëndetësisë duke përfshirë edhe stafin mbështetës”, thuhej në njoftim.

Po ashtu, FSShK ka kërkuar nga ana e ekzekutivit të bëjë publike koeficientet për stafin mbështetës të punësuar në të gjitha nivelet shëndetësore.

“Në fund FSSHK mirëpret reflektim nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me kërkesat e Këshillit Drejtues të FSSHK-së para ekzekutimit të pagave për muajin Shkurt”.