Sigal Prishtina rrëmben Kupën e Kosovës (VIDEO)

E publikuar: 19/02/2017 21:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sigal Prishtina fiton Kupën e Kosovës në basketboll për vitin 2017. Skuadra bardhekaltrër ka shtuar edhe një trofe në sirtarë pas fitores.

ndaj Pejës me rezultat 77:66, në një ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe atraktive të zhvilluar në Palestrën Minatori në Mitrovicë.
Fillimi i ndeshjes finale ishte me siguri maksimale nga të dyja skuadrat.. Gjithçka e barabartë, duke zhvilluar mbrojtje të forta, ndërsa u
vërejtën tentime të shumta për tri pikë. 18:18 përfundon çereku i parë, ashtu siç edhe parashikohej kjo finale.. Periodën e dytë e zhvillon më mirë skuadra pejane. Përforcon dukshëm mbrojtjen, ndërsa te Prishtina vërehen gabime dhe ul përqindjen e saktësisë. Nuk ka ndonjë lojtar i cili dallohet, pasi kontribuojnë gati të gjithë, ndërsa Peja e fiton këtë çerek me +4, për ta mbyllur pjesën e parë në epërsi 40:36. Peja vazhdon me lojë të mirë edhe në çerekun e 3-t. Skuadra e drejtuar nga Todorov bënë pak gabime, ndërsa rregullon snajperin Randels, i cili fillon të bombardoj, ndërsa në fund të çerekut të tretë, rezultati shënon 47:54 për skuadrën pejane. Por, nëse Peja luajti më mirë gjatë çerekut të dytë dhe të tretë, Prishtina shkëlqen totalisht në të 4-tin. Arrin që shumë shpejt të shkrij epërsinë e 7 pikëve të pejanëve, për ta bërë ndeshjen maksimalisht dramatike deri në fund. Willie Kemp aktivizohet në çerekun e fundit, ndërsa ndihmohet edhe nga Edwin.. për të shkuar pastaj pikë pas pike deri në minutat e fundit. 66:66 ishte rezultati deri në 2 minuta nga fundi, kur shpërthej totalisht Edwin për të shënuar 3 treshe dhe në fund Sigal Prishtina fitoj 77:66. Lojtari vendimtar i finales padyshim ishte Fakuan Edwin që realizoj 23 pikë, 8 prej tyre në çerekun e 4-t, ndërsa u ndihmua edhe nga Drilon Hajrizi që shënoj 17, dhe ishte MVP i finales. Te Peja u dallua Randels me 21 pikë të shënuara. Kësisoj, Sigal Prishtian ngrit në qiellin e Mitrovicës trofeun e Kupës
së Kosovës në basketboll për edicionin 2017, që ishte për herë të 11 në histori të klubit.