Si është gjendja në Onkologji pas vërshimeve? – Flet Valbon Krasniqi

E publikuar: 02/08/2022 13:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka folur për gjendjen në Onkologji, pak javë pas vërshimeve.

Në komisionin për shqyrtimin e raportit të auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalordhe Klinik Universitar i Kosovës, ai tha se rikthimi i aparaturave në spitalin ku trajtohen pacientët me kancer, është bërë në afatin më të shpejtë kohor.

“Ka pasur vërshime, rikthimi i aparaturave në Onkologji është bërë në afatin më të shpejtë kohor, brenda dy javësh. Fuqi natyrore, madhore, nuk është në dorën tonë. Të gjitha ekipet kanë marr veprimet e nevojshme dhe kanë bërë që të mos kemi dëmtime të aparaturave në Onkologji”, tha Krasniqi, njofton Klankosova.tv.

“Ka pasur probleme të tilla edhe në të kaluarën dhe ne kemi filluar procesin e rishikimit komplet të mbledhjes së ujërave atmosferike dhe të zeza. Kemi filluar me procedurat që të angazhojmë kompani profesionale të bëhet zgjidhja përfundimtare. Onkologjia ishte e vendosur në pikën më të ulët ku bëhet mbledhja e shirave dhe ujërave atmosferik. Është problem serioz dhe ne i kemi adresuar këto çështje dhe të rishikohet komplet sistemi i mbledhjes së ujërave”, tha ai.