Shuma që duhet t’i paguhet Bechtelit si penallti mbetet skandaloze, 45 milionë euro

E publikuar: 15/03/2018 16:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tash e disa muaj kompania “Bechtel&Enka;”, e cila po ndërton autostradën Prishtinë – Shkup, “Arbën Xhaferi” është duke kërkuara 63 milionë euro shtesë. Mirëpo, kjo është kundërshtuar nga Ministria e Infrastrukturës.
E, për këtë Ministria e Infrastrukturës dhe kjo kompani kanë zhvilluar negociata. Ministria e Infrastrukturës ka hyrë në këto negociata me të vetmin qëllim që shuma që duhet të paguhet të jetë më e ulët.

Kjo si duket edhe është arritur. Kështu ka bërë të ditur vetë ministria Pal Lekaj, në një intervistë për Lajmi.net.

Ai, ka bërë të ditur se tashmë është arritur marrëveshja të paguhen 45 milionë euro, por që ka mundësi që kjo shumë të bie ende.

“Pas diskutimeve dhe negociatave duke u bazuar në kontratë dhe duke u bazuar në pëlqimin, aprovimin e Komitetit Ndërministror për zgjatje të kontratës edhe për një vit, ne kemi arritur që ketë shumë prej 63 milionësh të diskutojmë shumën 45 milionë, mirëpo ende nuk është definitive.

Ne po pretendojmë mos ka hapësirë të diskutojmë prapë me BE, por sido që të jetë Komiteti Ndërministror merr vendim shumë shpejt, brenda javës, sesa do t’i kushtojë buxhetit të Kosovë”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, këshilltari i Lekajt, Armend Zejnaj në një prononcim për Ndërtimi.info ka theksuar se nesër do të bëhet e ditur shuma e saktë që duhet t’i paguhet kompanisë “Bechtel&Enka”.

“Nesër mbledhje e Komitetin Ndërministrorë pikërisht për këtë temë dhe do të dihet gjithçka. Në negociata me “Bechtel & Enka” kemi hyrë për me u zvogëlua shuma, por nesër do të merret vesh a është zvogëlua dhe sa”, ka deklaruar ai./Express/