Shtyrje apo jo të zgjedhjeve, partitë në takim me presidenten Vjosa Osmani

E publikuar: 13/09/2021 17:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partitë politike i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentes Vjosa Osmani, për të diskutuar rreth rekomandimit të IKShP-së dhe Taskë Forcës anti-Covid për ndikimin që zgjedhjet mund të kenë në situatën pandemike nëpër të cilën po kalon Kosova, raporton Ekonomia Online.

Në takim po marrin pjesë kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LVV-së Albin Kurti, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nga AAK, Muharrem Nitaj, nga alternative, Mimoza Kusari dhe nga Lista Guxo, Donika Gërvalla.