Shtypen një milion e 800 mijë fletëvotime për rundin e parë të zgjedhjeve lokale, në listë 2,075,868 votues

E publikuar: 02/07/2025 14:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për numrin e fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen për këto zgjedhje.

Për rundin e parë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave do të shtypen 1,800,000 fletëvotime, ndërsa për rundin e dytë, planifikohen të shtypen 1,250,000 sosh.

Po sipas vendimit të KQZ-së, në zgjedhjet për Kuvende Komunale do të shtypen 1,800,000 fletëvotime.

Bazuar në të dhënat e raportit të listës preliminare të votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote për zgjedhjet lokale të 12 tetorit është: 2,075,868 votues.