Shtyhet gjykimi për vrasjen e policit Shemsi Gashi

E publikuar: 06/10/2017 10:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykatësja Valbona Musliu Selimaj ka shtyrë sot seancën gjyqësore për vrasjen e rreshterit policor Shemsi Gashi, për datë të pacaktuar. Edhe pse në sallë ishin prezent mbrojtja e tetë të akuzuarve, seanca është shtyrë për shkak se nuk ishte i pranishëm antari tjetër i trupit gjykues Beqir Kalludra.

Arsyetimi pse anëtari i tretë i trupit gjykues, Beqir Kalludra nuk ishte prezent është se i njëjti ka shkuar në një trajnim jashtë Prishtinës, raporton Gazeta Express.

Ndryshe, Prokuroria nw vitin 2015 ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave për vrajsen e reshterit policor Shemsi Gashi. Shumica prej tyre janw familjarë të ndjerit policit tw vrar.

Të akuzuar në këtë rast janë Vesel Gjinovci, Kujtim Bejiqi, Ramadan Gashi, Muja Gashi, Agron Gashi, Adonis Gashi, Robert Gashi e Vesel Bunjaku.

Vesel Gjinovci dhe Kujtim Bejiqi akuzohen nga prokuroria për vepër penale të vrasjes së rëndë në bashkëkryerje.

Gjinovci e kishte pranuar fajësinë në shqyrtimin fillestar dhe i kishte kërkuar falje familjarëve të të ndjerit, shkruan Gazeta Express.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, arsyeja që kishte çuar deri te kjo vrasje ishte një problem pronësor në mes të të ndjerit dhe Ramadan, Mujë e Agron Gashit, konkretisht për një parcelë, pronësore prej 40 ari, në lagjen e spitalit në Prishtinë.

Sipas prokurorisë, Ramadan Gashi, Mujë Gashi, Agron Gashi, Adonis Gashi, Robert Gashi dhe Vesel Bunjaku kishin shkuar në Brezovicë, ku kishin planifikuar vrasjen e rreshterit Gashi.

Aktakuza thotë se Vesel Gjinovci e kishte njoftuar Ramadan Gashin se pas bisedës me Adonis Gashin, ka pranuar që ta kryejë vrasjen, ndërsa Ramadani i kishte premtuar si shpërim 5000 euro, kurse me automjetin e tij e dërgoi Gjinovcin deri te shkolla e lagjes Mati, duke ia treguar orarin e punës së Shemsi Gashit dhe rrugën nëpër të cilën udhëtonte tani i ndjeri Gashi. /GazetaExpress/.