Shtatë komunat që nuk kanë asnjë të infektuar aktiv me koronavirus

E publikuar: 30/06/2020 10:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova po përballet me një rritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus, ku deri sot janë shënuar gjithsej 2 mijë e 799 të infektuar.

Komunat që kanë pësuar rritje të numrit të rasteve me koronavirus janë Prishtina, Vushtrria, Prizreni dhe Ferizaji, të cilat janë të parat në listën për nga numri i të infektuarve.

Por, ka edhe komuna të cilat nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus. Gjithsej janë 7 komuna me zero raste aktive.

Veriu i Mitrovicës, Zveçani, Zubin Potoku, Leposaviqi, Hani I Elezit dhe Parteshi nuk kanë asnjë të infektuar me koronavirus, mirëpo pothuajse nga të gjitha këto komuna ka pasur viktima nga koronavirusi.

Përveç Parteshit, e cila nuk ka shënuar asnjë viktimë deri sot nga koronavirusi./GS/