ShSKUK: 136 pacientë në trajtim nga COVID-19

E publikuar: 03/06/2021 13:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 136 pacientë, thotë raporti i punës për datën 3 qershor 2021.

Prej tyre, 58 janë të konfirmuar me COVID-19, 2 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 96 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 88 pacientë:

1 pacientë janë në gjendje të rënduar

28 janë të konfirmuar me Sars Cov-2

71 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 25 pacientë, 1 është në gjendje të rëndë

Klinika e Pulmologjisë, 63 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 48 pacientë:

30 të konfirmuar pozitivë

25 me oksigjeno-terapi.