Shqipëria nën flakë, kërkohet ndihmë nga BE për shuarjen e tyre

E publikuar: 04/08/2017 08:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vendi po gjendet në vështirësi ditët e fundit, për sa i përket rënies së zjarrit në shumë fshatra e qytete. Çdo ditë Emergjencat Civile kanë njoftuar për vatra zjarri në çdo qark të Shqipërisë. Dhe ato nuk kanë qenë të pakta, ashtu siç nuk kanë qenë edhe dje. Sipas informacioneve zyrtare nga Ministria e Brendshme, të paktën 25 vatra zjarri janë numëruar ditën e djeshme.

Ky fakt ka vënë në vështirësi Emergjencat Civile, pasi kanë kërkuar ndihmë edhe nga autoritetet e vendeve fqinje për shuarjen e tyre. Këto vatra zjarri janë shënuar në qarqet Tiranë, Vlorë, Dibër, Elbasan, Berat. Për shuarjen e tyre janë angazhuar 15 makina zjarrfikëse, 114 forca zjarrfikëse, 20 punonjës të Gardës, 130 forca ushtarake, 10 forca pyjore, 5 punonjës të zonave të mbrojtura dhe helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile kanë mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin. Ndërkohë, Qendra Kombëtare Operacionale dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile kanë kërkuar ndihmë pranë Qendrës së Përgjigjes ndaj Emergjencave Civile në Bashkimin Europian për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë vendin.

Qarku Tiranë

Në fshatin Ibë, Njësia Administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë, pas një pune të gjatë nga forca të MZSH Tiranë dhe 30 forcave ushtarake që shkuan për ndihmë, është shuar zjarri i rënë në sipërfaqen pyjore, ku si pasojë u dogjën rreth 10 ha me shkurre dhe pisha.

Tek Shkalla e Tujanit në Malin e Dajtit ditën e mërkurë është riaktivizuar zjarri në një sipërfaqe të madhe zjarri, dhe ka vijuar të jetë aktiv gjatë gjithë natës deri ditën e djeshme. Vatra e zjarrit u dobësua pas ndërhyrjes nga helikopteri. Forca të MZSH Tiranë dhe forca ushtarake po punojnë për të krehur të gjithë zonën nga vatrat e fshehura të zjarrit.

Qarku Vlorë

Në Parkun Kombëtar të Llogarasë në fshatin Dukat të bashkisë Vlorë, kanë qenë aktive vatra zjarri, në terren shumë të thyer malor mbi aksin rrugor nacional Vlorë-Llogara-Himarë. Për shkak të terrenit, ndërhyrja e forcave dhe automjeteve zjarrfikëse ka qenë e pamundur.

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile kanë kërkuar ndihmë pranë Qendrës së Përgjigjes ndaj Emergjencave Civile në Bashkimin Europian. Aktualisht në qark janë rreth 20 vatra zjarri aktive në largësi nga njëra tjetra, çka vështirëson shuarjen e tyre plotësisht.

3 vatra zjarri janë në krahun e majtë në aksin rrugor Orikum-Llogara-Himarë, konkretisht 1 në fshatin Dukat, 1 në Parkun Kombëtar të Llogarasë, 1 sipër fshatit Palasë dhe pjesa tjetër e vatrave të zjarrit janë në fshatrat e Lumit të Vlorës (Tërbaç, Vranisht dhe Kallarat). Mëngjesin e djeshëm një helikopter ka shkuar përsëri në Parkun Kombëtar të Llogarasë dhe vijon punën, pasi situata duhet mbajtur nën kontroll që zjarri mos të përfshijë nga flakët Parkun Kombëtar.Qarku DibërNë vendin e quajtur “Gura e Sllatinës”, Njësia Administrative Sllovë, bashkia Peshkopi, ka rënë zjarr në terren të thyer malor, ku si pasojë ndërhyrja nga Shërbimi vendor i MZSH Dibër ka qenë e pamundur.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të Zonave të Mbrojtura, banorë të zonës dhe punonjës të njësisë administrative. Nga informacioni i fundit i marrë vatrat e zjarrit janë ende aktive.Qarku ElbasanNë fshatin Krastë të bashkisë Elbasan, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha, i favorizuar dhe nga era e fortë. Zjarri ka qenë aktiv gjatë gjithë natës dhe është punuar për shuarjen e tij. Ndërsa në qarkun e Beratit, në fshatin Kuç të bashkisë Skrapar ka rënë zjarr në shkurre dhe pisha. Shërbimi i MZSH Skrapar ka shkuar pranë vendngjarjes por për shkak të terrenit të thyer malor nuk ka mundur të veprojë. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha dhe shkurre. E pamundur ka qenë shuarja e flakëve edhe në vendin e quajtur “Gura e Sllatinës” në Peshkopi dhe vatrat e zjarrit janë ende aktive. Burime nga Ministria e Brendshme kanë bërë të ditur se të gjitha rastet e evidentuara deri më tani janë vënë nën hetim, për të zbuluar se kush janë përgjegjësit kryesorë që kanë vënë flakën. Sipas tyre, dyshohet se shumica e rasteve është zjarrëvënie e qëllimshme.

Dritan Demiraj

Ministri teknik i punëve të Brendshme, Dritan Demiraj ka reaguar dje për djegien e pyjeve në Krastë të Elbasanit. Sipas tij, i cili ndodhej në vendngjarje, vetëm pak forca zjarrfikëse, të ushtrisë, emergjencave civile janë angazhuar në shuarjen e flakëve. Demiraj shkruan në Facebook se “asnjë person nga qeveria vendore, bashkia, qytetarë të zonave përreth nuk shihen për të ndihmuar në shuarjen e flakëve”. “E papranueshme. Jam në Krastë të Elbasanit dhe vetëm pak forca zjarrfikëse, të ushtrisë, Emergjencave Civile janë angazhuar në shuarjen e flakëve. Asnjë person nga qeveria vendore, bashkia, qytetarë të zonave përreth.