Shqipëria mund të ndërmjetësojë në ushtrimin e padisë ndaj Serbisë për gjenocid, thotë Baraliu

11.05.2021 08:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shqipëria mund të ndërmjetësojë në ushtrimin e padisë ndaj Serbisë për gjenocid, thotë Baraliu

Profesori universitar Mazllum Baraliu, në një intervistë ka thënë se Qeveria duhet ta marrë seriozisht iniciativën për ta paditur Serbinë për gjenocid gjatë luftës në Kosovë. Madje, ai tha se Kosova e ka bazën ligjore në të drejtën ndërkombëtare për ta bërë një kërkesë të tillë. Baraliu theksoi se nëse Kosova nuk mund ta padisë Serbinë për krimet e kryera, atëherë këtë nismë duhet ta marrë Shqipëria me një mirëkuptim dhe bashkërendim politik e institucional.

“Është qëndrim i Qeverisë tashmë. Ish dashtë të jetë shumë më herët kërkesë edhe insistim edhe punë e bërë në vazhdim nga qeveritë e mëhershme dhe instituti për krimet e luftës në ndërkohë që thjesht nuk kemi pasur rrethana të tilla, prandaj është moment kur kjo Qeveri duhet këtë iniciativë ta bëjë më serioze sesa eventualisht që mund të jetë për arsye se ka bazë ligjore në të drejtën ndërkombëtare për ta bërë një kërkesë”. “Serbia jo vetëm që nuk ka marrë mësim nga gjenocidi që ka bërë në Kosovë por ajo ka vazhduar të jetë më agresive dhe më mospërfillëse ndaj Kosovës krimeve që ka bërë këtu, pasojat që ka shkaktuar dhe qëndrimit institucional të Kosovës dhe shtetit të saj prandaj gjithsesi që është iniciativë e duhur ndonëse e vonuar. Kosova mund ta padisë sepse është shtet ndërkombëtarisht i njohur.

Është e vërtetë që Kosova nuk është anëtare e OKB-së, por megjithatë është shtet i pavarur dhe sovran. Do të duhej që aty ku adresohet kjo kërkesë të pranohet kërkesa e Kosovës dhe ka bazë që të pranohet sepse gjenocidi ka ndodhur”.“Nëse kjo nuk ndodh duhet të shtet i tretë në këtë rast Shqipëria që ka përgjegjësi në Kushtetutën e saj që të kujdeset për shqiptarët jashtë territorit të saj dhe do duhej ta bënte dhe besoj që pa asnjë dyshim. Shqipëria mund të iniciojë një çështje të tillë natyrisht me një mirëkuptim dhe bashkëveprim politik dhe institucional me Kosovën”, tha Baraliu.

Kryeministri Albin Kurti pjesë të rëndësishme të planit të tij qeverisës e ka bërë edhe padinë për gjenocid ndaj Serbisë, duke thënë se do të përdorë çdo mekanizëm ligjor që kjo të ndodh sa më shpejt.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Vdes ish-drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nysret Hajrullahu

Vdes ish-drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nysret Hajrullahu

Gjobitet zyrtari policor që tejkaloi në vijë të plotë në magjistralen Ferizaj-Gjilan

Gjobitet zyrtari policor që tejkaloi në vijë të plotë në magjistralen Ferizaj-Gjilan

Norvegjia ia dhuron Kosovës 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca

Norvegjia ia dhuron Kosovës 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca

Cakaj thotë se nuk është dhe nuk synon të bëhet pjesë e asnjë partie politike në Kosovë

Cakaj thotë se nuk është dhe nuk synon të bëhet pjesë e asnjë partie politike në Kosovë

Valon Syla: Po kërkohet ndërrimi i shefave të RTK-së, ka nisur fushata

Valon Syla: Po kërkohet ndërrimi i shefave të RTK-së, ka nisur fushata

“Ndoshta vetë e ke gjuajtur bombën për të akuzuar VV-në” / Përplasen ashpër Shala dhe Kadaj-Bujupi

“Ndoshta vetë e ke gjuajtur bombën për të akuzuar VV-në” / Përplasen ashpër Shala dhe Kadaj-Bujupi

Gjinovci për heqjen e polisës: Qeverisë Kurti i shtohet edhe një minus, për dy vite me këso zgjidhje bëjnë minusa sa PDK’ja

Gjinovci për heqjen e polisës: Qeverisë Kurti i shtohet edhe një minus, për dy vite me këso zgjidhje bëjnë minusa sa PDK’ja

Bashkimi Evropian nuk hap negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Evropian nuk hap negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Sofja nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Shkupit

Sofja nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Shkupit

Kurti para ministrit Italian: Njohja e Kosovës nga Serbia e domosdoshme, s’do të ketë përsëritje të tragjedive

Kurti para ministrit Italian: Njohja e Kosovës nga Serbia e domosdoshme, s’do të ketë përsëritje të tragjedive

Konjufca: Kosova përherë mirënjohëse ndaj kontributit të Italisë

Konjufca: Kosova përherë mirënjohëse ndaj kontributit të Italisë

Serbia po pretendon se ofroi vaksina për krejt shqiptarët në Kosovë

Serbia po pretendon se ofroi vaksina për krejt shqiptarët në Kosovë

Japonia i dhuron Kosovës pajisje mjekësore në vlerë 810 mijë euro

Japonia i dhuron Kosovës pajisje mjekësore në vlerë 810 mijë euro

Ministri i Jashtëm i Italisë: Kosova nuk duhet të ketë frikë nga dialogu me Serbinë

Ministri i Jashtëm i Italisë: Kosova nuk duhet të ketë frikë nga dialogu me Serbinë

Deputetja e VV-së përshkruan situatën në Samitin në Turqi: Serbia pati fjalë fyese, shtetet e rajonit nuk i duartrokitën

Deputetja e VV-së përshkruan situatën në Samitin në Turqi: Serbia pati fjalë fyese, shtetet e rajonit nuk i duartrokitën

FMN: Vaksinimi dhe diaspora mund ta rrisin ekonominë 5-6 për qind në Kosovë

FMN: Vaksinimi dhe diaspora mund ta rrisin ekonominë 5-6 për qind në Kosovë