Shqipëri: Vazhdojnë kërkimet për tre minatorë kinezë

E publikuar: 07/02/2017 17:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekipet e shpëtimit në Shqipëri ende po punojnë për t’i gjetur tre inxhinierë minatorë kinezë, të bllokuar prej të shtunës pasdite, pas një eksplodimi në xeheroren e kromit në Bulqizë.

Ekspolodimi i gazit e ka shkatërruar sistemin e ventilimit dhe një pjesë në brendi të minierës së kromit, që është pronë e kompnasië Albania’s Balfin Group, raporton Reuters nga Tirana.

“Shpëtimtarët kanë arritur në 240 metra larg vendit ku ata besohet se janë të bllokuar”, ka thënë një zyrtar.

Nuk ka pasur asnjë lloj të kontaktit me tre personat e bllokuar prej të shtunës pasdite.

Ambasada e Kinës ka konfirmuar më herët se operacioni i shpëtimit po vazhdon ende. Tre minatorë të tjerë kinezë kanë pësuar lëndime të lehta.