Shqipëri: Ulet çmimi i naftës dhe benzinës, vendos Bordi i Transparencës

E publikuar: 31/08/2022 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bordi i Transparencës ka vendosur që çmimi i naftës të ulet me 9 lekë dhe ai i benzinës me 2 lekë.Kështu një litër naftë do të shitet në treg me 239 lekë, ndërsa një litër bezinë do të shitet me treg me 199 lekë/litri.Ndërkohë, çmimi i gazit është ulur me 1 lekë dhe do të shitet në treg 66 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot me datë 31 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.