
Nga eksplodimi në një rafineri të naftës në Shqipëri, është vrarë një person dhe 5 të tjerë janë plagosur, ka njoftuar dje policia e Shqipërisë.
Eksplodimi ka nodhdur në rafinerinë në Ballsh, 140 kilometra në jug të kryeqytetit Tirana, dhe është shkaktuar nga dështimi i një pompe të hidrogjenit.
Nga zjarri i shkaktuar është vrarë një person 40 vjeçar dhe janë plagosur 5 të tjerë, njëri prej tyre seriozisht.
Kompania operuese ka thënë se janë plagosur 6 vetë, raporton AP nga Tirana.
Ministria e Energjisë e Shqipërisë tha se me pajisje nuk është operaur në mënyrë korrekte. Presioni i hidrogjenit ishte tri herë më i lartë se ai normal dhe se një valvolë siguruese nuk ka funksionuar.
Të gjeturat janë dërguar te zyra e prokurorisë, thuhet në njoftimin e policisë.
Raportohet se aktualisht rafineria i është kthyer punës normale./rel/
(Foto ilustrim)