Shpërthimi në Fushë Kosovë, njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë

E publikuar: 25/05/2018 15:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga shpërthimi që ka ndodhur në një depot e derivateve në Miradi të Fushë Kosovës, kanë mbetur të lënduar 4 persona.

Njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Fazliu ka thënë për lajmi.net se ekipet mjekësore po bëjnë maksimumin për ta shpëtuar.

“Është duke u trajtu në emergjencë, ekipi mjekësor po e bën maksimumin. Edhe kirurgët plastik dhe ekipi i reanimimit janë duke u marrë me rastin. Por gjendja është e rëndë, ka djegie”, ka thënë Fazliu.

Ende nuk dihet se si ka ardhur deri te shpërthimi.

Policia ka bërë të ditur se varësisht nga situate do ta evakuojë edhe zonën në afërsi. /Lajmi.net/