Shpërthim i fuqishëm në një bazë ushtarake në Amerikë, ka të vdekur

E publikuar: 12/04/2017 08:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një shpërthimi në një bazë ushtarake amerikane në Missouri të Amerikës. Kjo zonë shërben po ashtu për teste ushtarake nga shtetet e NATO-s.

Shpërthimi ka ndodhur në fabrikën e municionit, mirëpo momentalisht nuk ka më shumë detaje lidhur me shkaktarin, shkruan “The Indepedent”.

Në atë pjesë ka pajisje ushtarake dhe është një zonë në të cilën kryhen teste të NATO’s. Zona ka më shumë se 400 ndërtesa dhe 9 depo.