Shpërndahen qytetarët, vendosen pengesa të metalta te “1 Tetori”

E publikuar: 14/05/2021 13:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qytetarët e grumbulluar për të marrë vaksinën anti-Covid në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë janë shpërndarë nga Policia e Kosovës.

Para sallës janë vendosur pengesa metali për të mbajtur rendin e pritjes së të interesuarve për tu vaksinuar, raporton EO.

Prezentë janë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës në numër më ta madh se ditëve të tjera.

Të moshuar të interesuar për të marr vaksinën anti-Covid, janë sistemuar brenda sallës “1 Tetori” të cilët janë pajisur me numra rendor.

Siç kemi marrë vesh më nuk do të jepen numra, dhe ky proces do të filloj nesër në ora 8:00 të mëngjesit.

Mëngjesin e së premtes u shkaktua tollovi e radho ët gjata të pritjes së personave mbi moshën 65 vjeçar për vaksinim, për çka u deshtë edhe intervenimi i Policisë.