Shpend Ahmeti përkrah tërheqjen e parave nga Trusti, ka disa statistika interesante

E publikuar: 25/05/2022 22:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është deklaruar rreth çështjes së Trustit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në Kosovë jetëgjatësia mesatare është e njëjtë me moshën e pensionimit.

Ai ka thënë se meshkujt pritet të vdesin në kohën kur pensionohen.

Postimi i tij i plotë:

Kosova është një prej vendeve të pakta ku jetëgjatësia mesatare është gati e njejtë me moshën e pensionimit.
Pra jetëgjatësia për meshkujt është 65-66 vjet njejtë si mosha e pensionimit. Pra prej neve pritet që kena me vdek rreth kohës kur pensionohemi.
/InfoSot/