Short i pafat për Prishtinën, ja kundërshtari i parë në kualifikimet për LK

E publikuar: 15/06/2021 12:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është hedhur shorti për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Kosovës, FC Prishtina nuk ka pasur shumë fat në short, ngase do përballet me klubin Ferencvarosi.

Në rast që Prishtina kalon parakualifikimet e LK, atëherë kundërshtari i parë do jetë kampioni i Hungarisë, Ferencvaros.

“Bardhëkaltërit” në gjysmëfinale të parakualifikimeve takohen me Folgore, pastaj në finale e presin fituesin e takimit Inter – HB.

Lajm i mirë për skuadrën e Prishtinës është që ka shmangur gjigantin kroat, Dinamo Zagreb.