Shkrumbohet një furgon në Korçë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

E publikuar: 09/11/2017 09:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një furgon është djegur në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit para banesës së pronarit të furgonit ndërsa dyshohet që të ketë qenë e qëllimtë. Furgoni që u përfshi nga flakët është me targa AA 729 BL me dokumente në pronësi të B.Ll. 32 vjeç, banues në Korçë. Pas njoftimit në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë si edhe zjarrfikësja për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Nga të dhënat paraprake, sipas policisë rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një vatre zjarri që është konstatuar në brendësi të tij, e qëllimshme, e cila ka shkaktuar edhe djegien e plotë.

Pronari theksoi se para një muaji ia vodhën, tani ia dogjën, ndërsa dyshon se ka qenë e qëllimshme.

“Këtë furgon e nget dhëndri im dhe me atë mban familjen. Është hera e dytë që ndodh. Para një muaji ma vodhën tani ma dogjën. Dyshoj që ka qenë e qëllimshme. Ekspertët na thanë që mund ti jetë hedhur naftë për ta djegur. Nuk e dimë pse policia ta zbardh” – deklaroi ai.