Shkodra: S’ka lekundje të Qeverisë Haradinaj, Ambasada Amerikane s’po na kundërshton (video)

E publikuar: 16/11/2017 19:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Magbule Shkodra, Zavendësministre dhe Kryetare e Grues në AAK, e ftueme në Ditë Mbas Dite të TV Rrokum ka thane se, asht e bindun qe subjekti i saj ka me i fitue krejt komunat, ne te cilat gjendet ne ballotazh.

Tue fole per bashkepunimet me partite tjera, Shkodra ka thane se, ka dallim mes nivelit qendror dhe atij komunal.

“Kemi bashkepunim te mire me PDK’n ne Qeveri, ndersa ne nivel lokal mvaret prej situatave me cilen parti bashkepunojme dhe nuk e lidhim me nivelin qendror”, asht shprehe ajo.

Kryetarja e Grues në AAK, ka thane se ka nivel te kenaqshem te grave nga kjo parti ne te gjitha komunat.

Derisa ka fole per punen ne Ministrine ku ajo punon, Shkodra ka thane se, Ministria e Zhvillimit Rajonal mundeson punesimin e njerezve.

“Ata qe deshrojne me fillue nji biznis ose me vazhdue ate, asht qellimi kryesor i kesaj Ministrie me i ndihmue”, sqaron ajo.

Tue komentue zanat per nji mocion per rrximin e Qeverise, ajo ka thane se, duhet me u prite me u pa rezultatet.

“Opozita ka synim pushtetin, ata duhen me prite me i pa rezultatet e kesaj Qeverie”, ka theksue ajo.

Nder te tjera ajo ka thane se Demarkacioni nuk ka me qene shkaku qe ka me rrxue Qeverine, ndersa ka mohue qe Ambasada Amerikane po e kundershton kete Qeveri lidhun me kete çashtje./Rrokum.TV