Shkodër, shpërthen makina e inspektores së Drejtorisë Arsimore

E publikuar: 11/10/2017 08:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një makinë tip “Wolkswagen”, ka shpërthyer në qytetin e Shkodrës, më konkretisht në zonën e njohur ndryshe si zona e “Dollarit”.

Sipas informacioneve që vijnë nga Shkodra, bëhet me dije se një automjet ka shpërthyer në qendër të qytetit dhe sipas policisë shpërthimi i makinës është shkaktuar nga një problem elektrik, njofton shekulli.

Gjithashtu mësohet se makina është në pronësi të një inspektoreje të Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër. Automjeti në pronësi të inspektores së DAR në Shkodër, Frida Kopliku.

Nuk raportohen pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.