ShKK e largon nga puna Mbikëqyrësin e Burgut të Dubravës, dyshohet për keqpërdorim detyre dhe ryshfet

E publikuar: 04/05/2023 12:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se e ka larguar nga puna një mbikëqyrës në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Sipas SHKK-së ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit, raporton Express.

Vendimi për largim nga puna është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se ka larguar nga puna, Sh.G, Mbikëqyrës në Qendren Korrektuese të Dubravës. I njëjti gjatë kryerjes se detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit. Vendimi për largim nga puna është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe  do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka”, thuhet në njoftim.