Shkëputja e marrëdhënieve diplomatike, reagon Irani: Shqipëria iu bashkua komplotit të SHBA-ve dhe Izraelit

E publikuar: 08/09/2022 00:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkëputja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit pas sulmeve kibernetike, ka sjellë reagimin e qeverisë iraniane.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri shqiptar Edi Rama i la vetëm 24 orë kohë ambasadës iraniane për t’u larguar, duke mbyllur marrëdhëniet diplomatike.

Ky vendim i qeverisë shqiptare mori mbështetjen ndërkombëtare. Por Qeveria e Iranit ka reaguar përmes Ministrit të Punëve të Jashtme, Nasser Ka’nani, i cili pretendon se akuzat e Shqipërisë janë të pabaza.

Ai tha se Ministria e Jashtme iraniane e konsideron “vendimin për të ndërprerë marrëdhëniet politike me vendin tonë bazuar në pretendime të tilla të pabaza, një veprim të pamenduar dhe dritëshkurtër në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

“Si një nga vendet që ka qenë objektiv i sulmeve kibernetike në infrastrukturën e saj kritike, Republika Islamike e Iranit kundërshton dhe dënon çdo përdorim të hapësirës kibernetike si mjet për të sulmuar infrastrukturën e vendeve të tjera”, tha ministri iranian.

Ai shtoi se vendet e treta që mbështesin terrorizmin kanë luajtur një rol kyç në vendimin e gabuar të Shqipërisë, duke ju referuar këtu Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më tej Ka’nani nënvizoi se deklaratat e menjëhershme të regjimit të SHBA-së dhe Izraelit pas njoftimit të Shqipërisë tregojnë një komplot dhe fushatë të re kundër Iranit.

Deklarata më tej theksoi strehimin e Shqipërisë për grupin e MEK dhe “shpreh keqardhjen që Tirana është ndikuar në vendimet e saj të papërshtatshme nga palë të treta”./abcnews.al/