Shkarkohet Drilon Gashi, këshilltari i Konjufcës i dënuar për rrahjen e gruas

E publikuar: 22/05/2023 15:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drilon Gashi, këshilltari i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, është liruar nga detyra.

Këtë e ka konfirmuar për Express Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të Konjufcës.

“Po, sot është liruar nga detyra”, tha ai.

Gashi ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Pejës me vërejtje gjyqësore për lëndim të lehtë trupor ndaj gruas së tij. Ai më 30 dhjetor 2017 e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij me grushte dhe e kishte goditur me dru.

Këto ai i ka mohuar, duke thënë se me gruan kishin pasur thjesht “një zënkë”.