Shkarkohet Burim Kelmendi nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të “Pastrimit” (VIDEO)

E publikuar: 08/07/2022 16:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bordi i KRM “Pastrimi” ka bërë të ditur se ka shkarkuar nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv, Burim Kelmendin.

“Në mbledhjen e jashtëzakonshme, Bordi i Drejtorëve të KRM “PASTRIMI”, ka konstatuar se Kryeshefi Ekzekutiv nuk ka realizuar objektivat për rritjen e kapitalit të kompanisë, si objektiv bazë i përcaktuar me Plan Biznesin e aprovuar, dhe krejt kjo për shkak të keqmenaxhimit”, thuhet nw njoftimin e tyre, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në njoftim tregohen arsyet e shkarkimit të tij.

“Është vërtetuar se ka pasur devijime ekstreme nga parashikimet e Planit të Biznesit, ka pasur mbipunësim të paarsyeshëm dhe në kundërshtim me fuqinë ekonomike të kompanisë, si dhe është praktikuar edhe nepotizëm”.

“Kjo është konstatuar edhe në gjetjet e Zyres së Auditorit të jashtëm, e cila ka gjetur shumë shkelje të rënda për kompaninë, si pasojë e marrjes së vendimeve përtej kompetencave të Kryeshefit Ekzekutiv, pa aprovim nga Bordi i Drejtorëve. Vendimi për shkarkimin nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv, z. Burim Kelmendit, hyn në fuqi sot, me datë 08.07.2022”.