“Shihet prej qielli se Kurti e ka për qëllime elektorale” – Matoshi për hapjen e Urës së Ibrit

E publikuar: 07/08/2024 22:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti politik, Halil Matoshi deklaroi se kryeministri i vendit, Albin Kurti është zbrasur nga tentimet për ta hapur urën e Ibrit.

Ai u shpreh i bindur se ajo do hapet një ditë mirëpo përmes një metodoje tjetër.

“Sot e pash që Albin Kurti është mbraps por para popullit të Kosovës nuk ka guxim qytetar me tregu që nuk e ka njetin ta hap urën. Unë jam i bindur që ura ka me u hap, është edhe marrëveshja e 2016-tës”,deklaroi ai.

Tutje, sipas Matoshit, tentativat e deritashme të qeverisë Kurti për hapjen që aktualisht po ndan dy pjesët e qytetit të Mitrovicës kanë një qëllim.

“Procesi i saj duhet të shkoj si i tillë e jo si një akt në veti e mbi të gjitha kryeministri Kurti e ka qëllim elektoral, kjo prej qiellit shihet”, shtoi Matoshi./Gazeta10