Shfuqizimi i Ligjit për Paga, vjen reagimi i parë i sindikatave

30.06.2020 18:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shfuqizimi i Ligjit për Paga, vjen reagimi i parë i sindikatave

Mbi 60 mijë punëtorë kanë mbetur të zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila shpalli të pavlefshëm Ligjin për Paga.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari, tha se lajmin për pezullimin e Ligjit për Paga e kanë pritur keq dhe se menjëherë janë mobilizuar për të vendosur për hapat e mëtutjeshëm.

Ai bëri të ditur se nesër të gjitha sindikatat do të mbledhen dhe do të mbajnë një takim urgjent dhe më pas do të dalin me një njoftim zyrtar për media.

“Jo vetëm SBASHK-u, por në kontakte edhe të Sindikatave të tjera, siç janë e Shëndetësisë, Policisë, Doganave dhe të tjerave e kemi pritur shumë keq këtë vendim. Pas takimeve që kemi pasur me Avokatin e Popullit kemi qenë të bindur që Gjykata Kushtetuese do t’i thotë PO këtij Ligji, duke i rishikuar disa nene. Ky është një lajm tepër i keq për neve. Opinioni e di që ne për këtë kemi pasur edhe greva. Besoj që nesër të gjitha Sindikatat do të ulemi nesër dhe do të vendosim. Jemi në një situatë tepër të vështirë, duke pasur parasysh edhe situatën me pandemi dhe Gjykata Speciale, por duhet të shohim”, tha ai.

Jashari tha se vendimet e Kushtetuses mbeten të pakontestueshme, por që do të bëjnë trysni mbi qeverinë për të rishqyrtuar edhe një herë këtë ligj.

“Kam frikën që do të tensionohet situata dhe kam frikën që shtatori do të jetë me plotë telashe, pavarësisht që ndaj Kushtetueses nuk mund të reagojmë, por kërkojmë nga qeveria që të marrin masat dhe të dëgjojnë zërin tonë”, deklaroi ai.

Ai dyshon se e gjithë kjo është një lojë politike, duke keqpërdorur situatën e krijuar nga pandemia dhe Gjykata Kushtetuta. /GS/

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Informatat e fundit të Prokurorisë: Po e intervistojmë secilin, është zbrazur pothuajse një karikator

Informatat e fundit të Prokurorisë: Po e intervistojmë secilin, është zbrazur pothuajse një karikator

Pas shfaqjes së variantit të ri, bien aksionet e naftës në tregjet globale

Pas shfaqjes së variantit të ri, bien aksionet e naftës në tregjet globale

Zyra e BE-së në Kosovë dënon ashpër sulmin në Gllogjan

Zyra e BE-së në Kosovë dënon ashpër sulmin në Gllogjan

Kurti, ushtarëve të FSK-së: Ju jeni vazhdimësi e UÇK-së

Kurti, ushtarëve të FSK-së: Ju jeni vazhdimësi e UÇK-së

Reagimi ambasada amerikane pas krimit makabër në Gllogjan

Reagimi ambasada amerikane pas krimit makabër në Gllogjan

Serbia ua refuzon ministrave kosovarë kërkesën për vizitë në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc

Serbia ua refuzon ministrave kosovarë kërkesën për vizitë në Medvegjë, Preshevë e Bujanoc

Kujdestares së klasës i dridhet zëri derisa e përshkruan nxënësen e saj që u vra mbrëmë

Kujdestares së klasës i dridhet zëri derisa e përshkruan nxënësen e saj që u vra mbrëmë

Raporti i policisë: Sulmi në Gllogjan dyshohet se u krye me kallash, i dyshuari gjendet në arrati

Raporti i policisë: Sulmi në Gllogjan dyshohet se u krye me kallash, i dyshuari gjendet në arrati

Guvernatori Mehmeti: Rritja ekonomike gati 10%, remitencat deri në 15% më shumë

Guvernatori Mehmeti: Rritja ekonomike gati 10%, remitencat deri në 15% më shumë

Kryetari i BCCK takohet me të dërguarin e kryeministrit për tregti në Ballkanin Perëndimor

Kryetari i BCCK takohet me të dërguarin e kryeministrit për tregti në Ballkanin Perëndimor

Drejtori i policisë për rastin në Gllogjan: Ka dy pista, po zhvillohen aksione

Drejtori i policisë për rastin në Gllogjan: Ka dy pista, po zhvillohen aksione

Presidentja Osmani për tragjedinë në Gllogjan: Kjo është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë

Presidentja Osmani për tragjedinë në Gllogjan: Kjo është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë

Krimi makabër në Gllogjan, flet dëshmitari që ishte në autobus

Krimi makabër në Gllogjan, flet dëshmitari që ishte në autobus

Sali Berisha i shpëton një aksidenti, dy shtetas të Kosovës të plagosur

Sali Berisha i shpëton një aksidenti, dy shtetas të Kosovës të plagosur

Sveçla: Kërkova nga Policia mobilizim maksimal për ta kapur sa më shpejtë autorin e këtij krimi makabër

Sveçla: Kërkova nga Policia mobilizim maksimal për ta kapur sa më shpejtë autorin e këtij krimi makabër

Kurti: Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për të mundësuar drejtësi

Kurti: Policia është mobilizuar me kapacitetet e saj të plota për të mundësuar drejtësi