Sherifi për demarkacionin: Na duhen edhe dy ose tre vota

E publikuar: 22/02/2018 12:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të NISMA për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë se nga llogaritë që kanë bërë u duhen edhe dy ose tre vota për ta kaluar marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

Mirëpo ai ka nënvizuar se pret rezultat pozitiv, megjithë këto vota mangut dhe mungesën e Listës Serbe në ambientet e Kuvendit të Kosovës, pak para nisjes së seancës plenare, njofton Klan Kosova.

“Pritjet janë që sot t’i jepet zgjidhje kësaj çështje. Besojmë që kësaj radhe më në fund do të ketë rezultat pozitiv”.

“Gjithmonë kur për një marrëveshje lypsen minimumi 80 vota ekziston mundësia që ajo të mos kalojë. Lista Serbe nuk është sot në seancë, por ne mund t’ia nisim debatit dhe pastaj të shohim. Për ta kaluar na duhen edhe dy a tre vota”, tha ai./rtklive/