Sherifi: Java e ardhshme vendimtare

E publikuar: 02/09/2017 09:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Java e ardhshme pritet që të jetë vendimtare në Kosovë, ku koalicioni PAN do të bëjë përpjekjen e radhës për të shtatën herë që të mund ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit e pastaj edhe nënkryetarët. Por, kjo ndoshta do të dështojë përsëri si pasojë e mungesës së votave që deri më tani nuk kanë arritur t’i sigurojnë koalicioni PAN. Kështu të paktën kanë deklaruar përfaqësues të këtij koalicioni.

Bilall Sherifi, deputet i Nismës për Kosovën pjesë e këtij koalicioni ka treguar për ‘Indeksonline’ se janë në përgatije finale të sigurimit të votave për ta votuar kryeparlamentarit dhe pastaj mandatarin për kryeministër.

Sherifi nuk ka dashur që të flasë rreth mundësisë që partia e Behgjet Pacollit t’i bashkohet PAN-it, me aryetimin se ky subjekt politik duhet të vendos vetë se cfarë të veprojë.

“Sa i perket përgatitjeve për vazhdimin e seancës konstituive të filluar me 3 gusht, besoj qe sapo te krijohet shumica e nevojshme prej së paku 61 deputetëve ajo do të thirret dhe do te zhvillohet sipas rendit te ditës”, ka thënë Sherifi.