Sherifi: Asociacioni siç kërkojnë serbët nuk do të bëhet

E publikuar: 15/02/2017 00:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bilall Sherifi, anëtar i kryesisë së Nismës, në Interaktiv të KTV-së ka deklaruar se shpallja e njëanshme e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk do të duhej të pranohej si akt i kryer nga qeveria e Kosovës.
Duke thënë se Qeveria nuk duhet të negociojë fare me Listën Serbe për Asociacionin, Sherifi thotë se nëse do të bëhej shpallja e një anshme nga serbët, do të krijohej situatë e vështirë në Kosovë.

“Asociacioni siç e kërkojnë serbët nuk do të bëhet. Nuk ka nevojë për negociata me Listën Serbe as me Beogradin, por thjesht duhet të marrë një statut të Asociacionit kushtetues dhe të përfundojë e tërë kjo, por Asociacion me kompetenca ekzekutive nuk ka. Nuk do të ishte aspak situatë e mirë për Kosovën. Do të ishte situatë shumë e vështirë sepse kjo do të ishte shpallje e pavarësisë. Nuk do të duhej të pranohej si akt i kryer vetëm pse ata e kanë shpallë”, ka deklaruar ai.