Sheholli zbulon dokumentin e përpiluar nga diplomatët e huaj për dialogun me Serbinë, veriu me status të veçantë

E publikuar: 16/09/2022 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Fatmir Sheholli

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka folur rreth dokumentit të përpiluar nga diplomatët ndërkombëtarë rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Sheholli në Info10 ka theksuar se në këtë dokument flitet edhe për veriun e Kosovës i cili sipas tij, do të ketë edhe status të veçantë, shkruan Gazeta10.

“Ky plan, ky dokument 136 pikësh do të bëhet shpejt publik. Kryesisht të gjitha ato që janë diskutuar në Bruksel, do të jenë aty. Ky dokument e ka një mungesë të asaj që flitet, që është finalja e madhe, ajo që ne e pohojmë vazhdimisht, njohja e ndërsjell. Ky dokument është afatgjatë, dhe është përpiluar nga një numër i madh i diplomatëve. Deri te përplimim i këtij dokumenti, ka ardhur pasi që deri tani s’ka pasur asgjë konkrete”, tha Sheholli.

Sipas Shehollit, ky dokument përbëhet nga 13 pikë dhe se zbatimi i tij si pjesë e dialogut, varët nga dy krerët e shtetit, Kurti dhe Vuçiq nëse dë vendosin ta pranojnë atë.

“Ajo çfarë s’më pëlqen në këtë dokument është se është afatmesëm. Ajo çfarë kam vërejtur unë në këtë dokument, është se veriu duhet ta ketë një status të veçantë. Është çështje që s’lidhet vetëm me Asociacionin, por ka të bëjë me diçka më shumë. Ka dobi Kosova në këtë dokument, por në kapituj tjerë. A e pranon, apo jo kryeministri jonë, është çështje tjetër. Unë besoj që Kurti e Vuçiq janë të informuar për këtë dokument dhe përmbajtjen e tij”, shtoi Sheholli në Info10./Gazeta10