Sheholli “nxjerr” informacionet për një marrëveshje Kosovë-Serbi: Ky është kushti

E publikuar: 21/08/2022 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktivisti i shoqërisë civile, Fatmir Sheholli, i cili drejton një institut në Komunën e Graçanicës, ka deklaruar se opinioni është i qartë se nuk është i informuar për thelbin e bisedës që zhvillohet në ndërtesën e BE-së mes Kosovës dhe Serbisë.

“Siç ne në institut kemi informacione se gjatë bisedës mes Kurtit dhe Vuçiqit janë thënë shumë gjëra thelbësore të thelluara dhe të thella lidhur me marrëveshjen për targa dhe dokumente për kalimin e kufirit”, u shpreh ai.

Megjithatë, Sheholli ka “zbardhur” edhe disa informacione që i posedon. Sipas tij, një marrëveshje për targa dhe dokumente personale do të arrihet para 1 shtatorit, datë kjo kur Qeveria e Kosovës do ta fillojë reciprocitetin ndaj Serbisë.

Në anën tjetër, ai shprehet se Kosova në anën tjetër duhet t’i zbatojë vendimet e Gjyakatës Kushtetuese rreth tokës së Manastirit të Deçanit dhe për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

“Me sa duket pritet edhe formimi i Qeverisë së Serbisë që perëndimi të shohë se ku do të orientohet Serbia”, theksoi ai për mediumin opozitar serb ‘Danas’, përcjell Paparaci.