Shefqet Krasniqi thotë se kijameti është afër: Një nga shenjat ndërtimi i pallateve të mëdha

01.12.2021 10:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Shefqet Krasniqi thotë se kijameti është afër: Një nga shenjat ndërtimi i pallateve të mëdha

Imam Shefqet Krasniqi ka deklaruar se fundit i botës është shumë afër. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai tha të gjitha shenjat e kiametit, nga zhveshja, lakuriqësia e femrave deri te lejimi i ndërtimit të gradaçelave.

Imami nga Prishtina ka deklaruar se të gjitha këto i ka përmbledhur edhe në një libër të shkruar nga ai vetë në vitin 2014.

“Unë së pari kur e kam thënë atë intervistë, kiameti është afër, e kam thënë Ramazanin e kaluar në një emision televiziv, pastaj është publikuar. Por për kiametin afër unë kam shkruar edhe libër, që e kam shkruar në 2014″.

“Ne si njerëz nuk e dimë saktë se kur do të ndodhë kiameti, nga që çështja e kiametit në mënyrë specifike i përket vetëm të madhit Zot. I madhi Zot ka lënë shenja të mëdha dhe të vogla të kiametit. Së pari, vijnë shenjat e vogla që janë me dhjetra dhe me qindra, të cilat i kam përmbledhur në libër. Shenja e parë e vogël e kiametit është ardhja e profetit Muhamed”, thotë Krasniqi.

Ai më tutje ka radhitur disa prej shenjave, që sipas tij, paralajmërojnë ardhjen e kijametit.

“Ai e ka thënë vetë: “Jam dërguar unë”. Disa nga shenjat që mund t’i ceki me shpejtësi janë: Vdekja e profetit Muhamed, përhapja e madhe e imoralitetit, përhapja e madhe e pije alkoolike dhe lejimi i tyre për t’u pirë, përhapja e fajdeve, ardhja në pushtet e njerëzve injorantë, njerëz që nuk dinë pothuajse asgjë për postin me të cilin janë ngarkuar, zhveshja, lakuriqësia e femrave siç është në ditët e sotme. Një prej shenjave të kiametit është ndërtimi i shtëpive, pallateve të mëdha, që bëjnë gara se duan të mbërrijnë në qiell te Zoti. Një prej shenjave të kiametit është shtimi i madh i vrasjeve”, deklaroi ai. l.k

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shefqet Krasniqi thotë se kijameti është afër: Një nga shenjat ndërtimi i pallateve të mëdha

Shefqet Krasniqi thotë se kijameti është afër: Një nga shenjat ndërtimi i pallateve të mëdha

Arrestohet një i dyshuar për grabitjen e parave të bankës në rrugën Prishtinë-Gjilan

Arrestohet një i dyshuar për grabitjen e parave të bankës në rrugën Prishtinë-Gjilan

“Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekonomik”, AAK-ja mban tryezë diskutimi

“Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekonomik”, AAK-ja mban tryezë diskutimi

BE thirrje Serbisë: Të lejohen ministrat nga Kosova ta vizitojnë Preshevën

BE thirrje Serbisë: Të lejohen ministrat nga Kosova ta vizitojnë Preshevën

Pa certifikatë vaksinimi me të dyja dozat s’ hyn në punë në institucione publike

Pa certifikatë vaksinimi me të dyja dozat s’ hyn në punë në institucione publike

Bajrami: Nuk besoj se duhet të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme

Bajrami: Nuk besoj se duhet të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme

Mashtrimi i qytetarëve me telefona nga shitësit e Mobil Shop-ave (VIDEO)

Mashtrimi i qytetarëve me telefona nga shitësit e Mobil Shop-ave (VIDEO)

Specialja kundërshton garancinë e Policisë për lirimin e Thaçit, (keq)përdorë një foto me ish-drejtorin e Policisë

Specialja kundërshton garancinë e Policisë për lirimin e Thaçit, (keq)përdorë një foto me ish-drejtorin e Policisë

A e dini cila është lidhja familjare në mes të Bashkim Jasharit dhe Rrahman Ramës?

A e dini cila është lidhja familjare në mes të Bashkim Jasharit dhe Rrahman Ramës?

Për dy qese plastike, qytetarët do të paguajnë aq sa kushton një bukë 

Për dy qese plastike, qytetarët do të paguajnë aq sa kushton një bukë 

Këto janë masat e reja antiCOVID që do të votohen në mbledhjen e sotme të qeverisë

Këto janë masat e reja antiCOVID që do të votohen në mbledhjen e sotme të qeverisë

Varhelyi shprehet optimist se të rinjtë e Kosovës së shpejti do të udhëtojnë pa viza

Varhelyi shprehet optimist se të rinjtë e Kosovës së shpejti do të udhëtojnë pa viza

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, flet për Kosovën në një konferencë për siguri globale

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, flet për Kosovën në një konferencë për siguri globale

Kush dhe pse po proteston në Serbi?   

Kush dhe pse po proteston në Serbi?   

Një vdekje dhe tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një vdekje dhe tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Çitaku-Ramës: Gjeneral, faleminderit

Çitaku-Ramës: Gjeneral, faleminderit