Shefja e USAID-it kërkon themelimin urgjent të Asociacionit

E publikuar: 12/05/2023 20:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Por, në shëtitje me të rinjët në Parkun e Gërmisë, administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power, edhe u parapërgatit që pasdite, siç tha të zhytet në biseda politike.

Fjalën e pati për takimin me kryeministrin, Albin Kurti, ku bashkërisht shpallën ankandin për parkun me energji solare. Por, mbase me i rëndësishëm se ky plan qe një porosi urgjente që kjo ia dha shefit qeveritar në emër të presidentit amerikan, Joe Biden.

Ajo ishte themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“E kemi bërë të qartë përmes Chollet dhe Escobar. I kemi cekur cilat janë parimet dhe besoj që në çdo Asociacion duhet t’i përmbahen atyre kushteve dhe kemi besimin që me sinqeritet dhe këto çështje të zgjidhen në mënyrë specifike dhe të ndihmojnë në progres dhe mund të bëhen avancime të mëdha në ditët në vijim”, tha Samantha Power, Shefja e USAID-it.

Ani se tash në qendër është Asociacioni e kthimi i serbëve nëpër institucione, njohja reciproke sipas Amerikës, duhet të jetë përfundimi i dialogut.

“Po e përsëris, fokusi ynë është në implementimin e kornizës së noramlizimit. Gjithmonë ka qenë pozicioni i ShBA-së që dialogu të përfudnojë me njohje reciproke dhe ky vazhdon të jetë qëndrimi ynë”, deklaroi poashtu Power.

Kaq serioz në diskutime për temat e nxehta të dialogut nuk u tregua kryeministri Albin Kurti, të paktën kur u pyet për takimin e të hënës në nivel kryenegociatorësh.

Bashkë me gazetarët, Kurti e informoi edhe vartësin e tij për temat e takimit të Brukselit.

Pesë fjali në preambulë, 11 nene në marrëveshjen bazë, 12 pika në aneks, dhe kjo duhet të implementohet plotësisht pa vonesa dhe pa kushte. Kjo është ajo çfarë do të diskutohet në takimin e radhës në Bruksel, dhe jo që më dëgjuat vetëm ju por edhe zëvendëkryeministri Besnik Bislimi i cili është këtu në rreshtin e parë”, tha kryeministri Kurti.