Shefi tentoi ta dhunojë seksualisht, kamerierja i pret organin gjenital

E publikuar: 02/06/2021 00:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Spanjë, ku një grua i ka prerë organin gjenital shefit, pasi ky i fundit ka tentuar të dhunojë seksualisht.

Sipas mediave të huaja, gruaja emri i së cilës nuk është identifikuar është arrestuar, pasi ka njoftuar vetë policinë për t’i treguar për veprimin që ka bërë.

Gruaja u tha policëve se po përpiqej të mbrohej nga një sulm seksual në një bar të qytezës Sant Andreu de la Barca, afër Barcelonës, të martën rreth mesnatës.

Mësohet se burri u dërgua në spital për një operacion emergjent, në mënyrë që mjekët të arrinin t’i bashkonin sërish përsëri pjesët e ndara të organit gjenital, por ende nuk dihet nëse operacioni ka shkuar me sukses apo jo.

Raportohet se gruaja që e preu burrin ka prejardhje nga Bangladeshi dhe është në moshën 30-vjeçare.

Disa burime të policisë kanë thënë se gruaja ka raportuar se është ngacmuar për muaj të tërë dhe në disa raste është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me shefin para se ta sulmonte me thikë.