Shefi i SpaceX prezanton planin për kolonizimin e Marsit

E publikuar: 28/09/2016 09:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i SpaceX, Elon Musk ka prezantuar një plan ambicioz për të ndërtuar një qytet në planetin Mars, ku do të dërgoheshin mijëra njerëz. Çmimi për të shkuar në Mars, sipas Musk do të jetë 100 mijë dollarë për person.

Duke folur në Kongresin Ndërkombëtar për Astronautikë në Meksisë, Musk ka treguar me detaje planin e tij për një raketë gjigante, e cila do të dërgonte njerëzit në Mars. Në këtë raketë, ai tha se do të ketë restorante, kabina, lojëra dhe filma.

“Ne duhet që pas këtyre misioneve të hershme të eksplorimit të ndërtojmë një qytet të vërtetë”, tha ai, duke shtuar se një gjë e tillë mund të bëhet në 40 deri në 100 vjetët e ardhshme.

Musk e paraqiti konceptin e tij për sistemin e transportit ndërplanetar përmes një video. Ky transport do të bëhet me raketa të ripërdorshme. Musk tha se një raketë do të barte 100 persona.

Musk tha se fluturimi i parë drejt Marsit do të jetë i shtrenjtë por ai ka për qëllim që “udhëtimi të bëhet i arritshëm për këto që do të shkojë”, duke thënë se çmimi i biletës do të bie deri në 100 mijë dollarë për person.elonmuske_w987_r1_s