Shefi i stafit të Osmanit për Selakoviqin: Gënjeshtra është formë e patriotizmit serb

E publikuar: 16/10/2021 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Blerim Vela, shefi i stafit në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar edhe sot ndaj fjalimit të kryediplomatit serb Nikola Selakoviq të mbajtur dje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Vela ka thënë se fjalimi i djeshëm i Selakoviqit është një aplikim klasik i thënies së Dobrica Qosiçit se “gënjeshtra është formë e patriotizmit serb”, njofton Klankosova.tv.

“Ajo çfarë pamë dje nga Selakoviqi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën është një aplikim klasik i thënies së famshme të Dobrica Qosiçit (babait të kombit serb):

“Gënjeshtra është një formë e patriotizmit serb dhe një konfirmim i inteligjencës sonë të lindur”, ka shkruar Vela në Twitter.