Shefi i grupit parlamentar të PDK’s flet për koalicionin me LDK’n dhe zgjedhjet e parakohshme

E publikuar: 26/12/2016 20:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Debatet e fundit mbi buxhetin e vitit 2017 mes partnerëve të koalicionit PDK – LDK, nuk janë aq tunduese. Kështu mendon Zenun Pajaziti, kryetar i Grupit Parlamentar të PDK’s, i cili thotë se edhe këto sfida kanë qenë në nji vijë.

“Asht kalue nji periudhë e randësishme që ka rezultue me nji hap në MSA, kemi kodin telefonik dhe disa rezultate që në nji farë mënyre koalicionin e zgjedhin si funksional”, tha Pajaziti .

“Nuk kemi pasë deri tash ndonji telashe. Nuk ka ndonji situatë që kishte me nxjerrë nevojën për zgjedhje të parakohshme”, ka thanë Pajaziti.

Simbas Pajazitit, muri i vendosun te Ura e Ibrit në Mitrovicë duhet me u trajtue me pjekuni.

Ai shton se puna e këtij muri asht shqetësim edhe për vet serbët lokalë./Klan Kosova