SHBA kërkon zbardhjen e vrasjes së gazetares ruse

E publikuar: 07/10/2016 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Departamenti amerikan i Shtetit, u ka bërë thirrje autoriteteve ruse të gjejnë personat që kanë urdhëruar vrasjen e gazetares ruse Anna Politkovskaya, e cila u vra më 2006.

Në deklaratën të lëshuar sot , një ditë para 10 vjetorit të vrasjes së gazetares, Departamenti i Shtetit thotë se Politkovskaya dhe gazetarë të tjerë në rajonin e Kaukazit Verior në Rusi, në 20 vjetët e fundit janë “vrarë” në lidhje me “përpjekjet e tyre për të zhbuluar korrupsionin, abuzumin dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.

“Mosndëshkimi i vazhdueshëm i këtyre vrasjeve të pazgjidhura vazhdon të minojë lirinë e shprehejs dhe të respektimit të drejtësisë si dhe të drejtat e njeriut në Rusi”, thuhet në deklaratë.