SHBA bën gati raketat e tjera për Asadin? (FOTO)

E publikuar: 08/04/2017 01:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley është shprehur se Amerika është e gatshme të ndërmarrë hapat e mëtejshëm për të ndërhyrë në Siri.

Ambasadorja Haley ka shtuar se SHBA-të nuk do të qëndrojnë duarkryq teksa përdoren armë kimike kundër civilëve.

“SHBA-të nuk do të presin që të përdoren armët kimike nga Al-Assadi. Këto ditë kanë marrë fund”, ka thënë ajo.

Haley u shpreh se shpreson se nuk do të jetë e nevojshme që të merren hapa të radhës për ndërhyrje në Siri, por që nëse shihet e arsyeshme Amerika do jetë në gjendje gatishmërie.