Shaqiri me një tjetër gol të jashtëzakonshëm, Zvicra 3:1 Turqia

E publikuar: 20/06/2021 19:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zvicra është duke e mundur 3:1 Turqinë, në ndeshjen e fundit dhe vendimtare të Grupit A në Euro 2020, që po zhvillohet në Baku.

Xherdan Shaqiri shënoi për golin e tretë të Zvicrës në minutën e 68-të.

Ylli shqiptar i Liverpoolit e mposhti portierin turk me një goditje të bukur nga brendësia e zonës, pas një kundërsulmi vrastar të helvetikëve.

Ky ishte goli i dytë i Shaqirit në këtë ndeshje dhe në këtë evropian në përgjithësi.

Kjo ndeshje është vendimtare për shpresat e të dy kombëtareve për kualifikim në mesin e 16 më të mirëve në Euro 2020.

Video: https://streamja.com/embed/Q33XX