Shala flet për largimet nga NISMA në prag të zgjedhjeve

E publikuar: 30/08/2019 12:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari për marrëdhënie me publikun në Nismën Socialdemokrate, Endrit Shala, ka thënë se ata që dorëhiqen nga kjo parti e bëjnë këtë me qëllim të dëmtimit të saj në këto zgjedhje.

“Vërtetë është për të ardhur keq se në çfarë gjendje kanë ardhur! Nuk thotë kot fjala e urtë popullore “mos e vet se të kallxon vet”, shkroi Shala.

Tutje, ai ka shkruar se boshti politik i ndërtuar nga Nisma do të dalë edhe më e fortë në zgjedhje.

“Kam një mesazh për “Spin-doktorët” e dorëheqjeve të orkestruara, kot e keni, Boshti Politik i ndërtuar nga NISMA Socialdemokrate së bashku me partnerët e koalicionit nga këto zgjedhje do te dalë shumë më e fortë se që ka qenë deri më sot”, ka shkruar Shala në rrjetin social Facebook.